Tashmë është rritur e është bërë një vajzë e re e bukur, përvecse dhe mjaft e talentuar Inis Neziri, fituese e edicionit të pestë të Gjeniut të vogël. Inisi po shikon mundësi karriere jashtë kufijve dhe duket se po ecën mjaft mirë. Vitin që shkoi fitoi çmimin e parë në festivalin muzikor ‘Golden Stage’, 2018, në Rumani, cmim ky që vinte me vlerën e 25 mijë eurove.
Së fundi, ajo i ka hyrë një tjetër gare, festivalit “New Wave Festival 2019”, në Sochi të Rusisë, ku u paraqit si përfaqësuese e Shqipërisë. Perfomanca e saj është vlerësuar si nga publiku që e shoqroi me ovacione, ashtu dhe nga juria që I dha pikët maksimale, shoqëruar ato dhe me reagime të forta admirimi.
Ines Neziri ka qenë pjesëmarrëse edhe në eventin e rëndësishëm të muzikës së lehtë shqiptare siç është Festivali i Këngës në RTSH. Dy vite më parë, në Fest 56-të artistja me këngën e saj “Piedestal” nga kompozitori Gridi kraja u shpall fituese e çmimit të tretë.



















