Konsideroheshin në një prej cifteve më të pëlqyera të showbizit shqiptar; lajmi I ndarjes së Robert Berishës dhe Nora Istrefit ka shkaktuar jo pak keqardhje, si mes ndjekësve të tyre, ashtu edhe figurave të njohur si Bleona Qereti, e cila përcolli mbështetje për të dy, duke sjellë si shembull eksperiencën që ka përjetuar vetë me një ndarje të vështirë pas një lidhjeje të konsoliduar.
“Fat të mirë për të dy. Nga të gjithë njerëzit unë e ndjej dhimbjen tuaj dhe se çfarë po kaloni. Do ta kaloni këtë. Ju dua të dyve”, ka komentuar Bleona në postimin e Berishës ku konfirmohej ndarja e cila ishte përfolur prej disa kohësh në mediat rozë. Nora dhe Roberti kanë bashkë një vajzë të vogël, Renee, përkushtimi ndaj së cilës është I madh nga të dy.



















