KreuCelebrity

Filmi i ri i Ermal Mamaqit rikthen pas 20 vitesh një aktore të dashur për publikun shqiptar!

Ermal Mamaqi duket e ka marrë shumë seriozisht punën e producentit, sepse shumë shpejt pas suksesit të “ Dy gisht mjaltë“, e ktheu vëmendjen tek filmi I tij I ri “I love Tropoja”.

Aktori I humorit, që është njëkohësisht dhe moderator, ka treguar përmes një postimi në Instagram, se pjesë e kastit të tij, do të jetë dhe një aktore e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar, Pranvera Veizi.

Vera I ka munguar ekranit prej mbi 20 vitesh, por “I love Tropoja“ do ta risjellë sërish aktoren që jeton prej shumë vitesh në Boston, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Karrierën e nisi në vitin 1985, dhe ka interpretuar në disa filma të njohur si “Nxënësit e klasës sime”, “Pushime në Romë”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Eja”, etj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF