KreuCelebrity

Flori Mumajesi mori shumë urime për ditëlindje, por njëri ishte më i vecanti nga të gjithë!!

Flori Mumajesi u përpoq ta kalonte në heshtje ditëlindjen e tij, por ishte e pamundur që 23 gushtin ta harronin miqtë dhe fansat e vet. Urimet vërshuan nga të gjitha anët për kantautorin e njohur, I cili megjithatë nuk postoi asgjë në profilin e tij. Në këtë 37 vjetor sidoqoftë, Flori mori një urim mjaft të ndjerë nga shoku I vet I ngushtë, Klajdi Haruni.

“ Eshte shume e rralle te njohesh nje njeri te tille ne jete ,me nje shpirt kaq te madh ,me nje miresi qe duket me kilometra,eshte fat te punosh dite e nate me ty ,te mesosh cdo dite ,te kalosh momente nga me te trishtuarat deri tek me te bukurat,dite me dite.Une do te mbetem gjithe jeten vllai yt i vogel qe te do shume…Gezuar ditelindjen vllai im…Rrugen e kemi te gjate bashke… “, ka shkruar ai. Një mesazh mjaft të bukur ka shkruar dhe Fifi. “Sikur pak njerëz të ishin si ty“, ishte postimi I saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF