Dy vite më parë këngëtarja Adelina Ismajli u bë nënë për herë të parë teksa së bashku me bashkëshortin e saj Valin, mirëpritën në jetën e tyre djalin Uliks.
E ndërsa çifti po shijon ndjenjën e ëmbël të prindërimit, dhe Uliksi ka hyrë në vitin e tretë të jetës, duket se familja do të shtohet.
Të paktën një foto e postuar së fundmi nga Adelina na bëri të mendojmë se artistja është sërish shtatzënë.
Teksa ka pozuar me motrat dhe gazetarin Eraldo Rexho, barku i këngëtares duket i rrumbullakosur, aq sa menjëherë kanë nisur aludimet për një shtatzëni të mundshme.
Gjithsesi duke qenë se vetë artistja nuk ka bërë publik një lajm të tillë; ende nuk dihet nëse ajo ka marrë disa kilogramë më shumë këtë verë, apo nëse me të vërtetë Uliksi do të bëhet me një vëlla, apo motër.
Sa i përket karrierës së Adelina Ismajlit, kënga e saj më e fundit ishte “Qikat” bashkëpunimi me reperen Rina.



















