Një muaj më parë këngëtarja Rona Nishliu përjetoi për herë të parë ndjesinë e bukur e të bërit nënë, teksa së bashku me bashkëshortin Florin çifti mirëpritën në jetën e tyre vajzën Noa.
Teksa artistja po jeton me siguri periudhën më të lumtur e të ëmbël të jetës së saj, pak çaste më parë në rrjetin social instagram, mami Rona ndau me ndjekësit njē copëz nga lumturia e saj.
Doçka e vogël e Noas sapo doli në instagramin e mamit, shoqëruar me diçiturën:
“Grimca më e fuqishme e dashurisë”
Dhe ne i japim plotësisht të drejtë!



















