Vetëm pas pak jabësh familjes së Ermal Fejzullahut do t’i shtohet një bebushe. Siç tashmë është bërë traditë, pak para se bebi të vijë në jetë organizohet një festë ‘baby-shower’ në nder të bebushit që do t’i shtohet familjes.
Ariana Fejzullahu mbrëmjen e kaluar organizoi festën ‘baby-shower’ të pritjes së vogëlushes ku mes dhjetra të ftuarve, ndër ta emra të njohur VIP shqiptar, oborri i shtëpisë së çiftit të famshëm u shndërrua në një ambient përrallash.
Mami në pritje kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë gold, të cilin e kishte kombinuar me fustanet e dy vajzave të saj Era dhe Buna.
Ky do të jetë fëmija i katërt për çiftin Fejzullahu, ndonëse dyshja janë në tek të tridhjetat.



















