Ndonëse fama e saj i ka kaluar me kohë kufijtë e Shqipërisë, për jetën private duket se soprano Ermonela Jaho është tejet fanatike.
Jaho dëshiron që publiku ta njohë figurën e saj vetëm nëpërmjet profesionit, duke zbuluar pak ose aspak nga jeta private.
Edhe pse nuk zbulon shumë prej saj, duke dashur të ruaj një profil sa më profesional, historia e dashurisë së Ermonelës me kompozitorin shqiptar, Ervin Stafa është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së saj, dhe një vizitë e çiftit në Shqipëri, duket se i “theu” rregullat që vetë Ermonela ka vënë.
Për herë të parë sopranoja e famshme ka postuar disa foto ne Instagram, krah të shoqit, duke shuar kështu kureshtjen e publikut për të njohur bashkëudhëtarin e Jahos në jetë.
Dyshja ka bërë një tur nëpër destinacionet turistike të Shqipërisë dhe soprano ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në instagram.



















