KreuCelebrity

Jozefina Topalli bëhet gjyshe; vajza Megi solli në jetë një bebe!

 

Një lajm i bukur vjen nga familja e ish- deputetes Jozefina Topalli këtë fundjavë.

Newsbomb.al shkruan se Megi, vajza e politikanës është bërë nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë një bebe të shëndetshme.

Nuk dihen ende detaje rreth këtij momenti që me siguri ka gëzuar pa masë familjarët.

Kjo do të jetë bebja e parë në familjen Topalli, duke bërë që Jozefina të përjetojë për herë të parë emocionet e bukura të të qenit gjyshe.

Megi Topalli prej mëse një viti po jeton romancën me babain e fëmijës, ndonëse detaje rreth identitetit të tij ende nuk janë bërë më dije.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF