KreuCelebrity

Ardit Gjebrea zbulon bukuroshen me të cilën do të prezantojë “Kënga Magjike” 2019!

Vetëm pas pak javësh nis sezoni televiziv në ekranet shqiptare, e po ashtu edhe programi “E diela Shqiptare” do të nisë sezonin e ri.


Siç tashmë është bërë traditë, në tre mujorshin e parë të programit të së dielës në Tv Klan, një nga rubrikat e maratonës së transmetimit, i kushtohet spektaklit “Kënga Magjike”, ku artistët prezantojnë këngët e tyre.

Por siç e dimë Ardit Gjebrea çdo vit fton një, dy apo disa shoqërues për të qenë bashkëprezantues në spektakël, e duket se edhe për edicionin e 21-të zgjedhja është bërë.


Adrola Dushi është zgjedhja e Gjebreas për të prezantuar Kënga Magjike 2019, e duket se tashmë marrëveshja është finalizuar.
Ka qenë vetë producenti Gjebrea që na ka njohur me lajmin ku nëpërmjet një foto ku duket së bashku me modelen Dushi, ai shkruan:


“U kry! @adroladushi na vaftë mbarë”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF