KreuCelebrity

Bëmë mama t’i ngjaj tezes; mbesa e Xhesika Berberit është kopja e modeles!

Lidhja që të gjithë kemi me tezet është tejet e fortë. Duket se të tillë marrëdhënie të ngushtë ka edhe modelja Xhesika Berberi me mbesën e saj Evelin.


E vogla është një kopje në miniaturë e bukuroshës Berberi, e duket se edhe modelingu, ashtu si teze Xhesikës i pëlqen shumë edhe sykaltrës Evelin.


Vajza e motrës së Xhesikës, madje ka edhe një llogari personale në instagram, ku në fotot e postuara, dëshira për të pozuar para aparatit si një modele profesioniste, duket qartazi tek vogëlushja me portretin ëngjëllor.

Mami i Evelin është po ashtu shumë e bukur, ama vogëlushja ka trashëguar të gjitha tiparet e tezes së saj (e duket se jo vetëm ato fizike).


Kësosoj shprehja ‘bëmë mama t’i ngjaj tezes’, do t’i shkonte fare mirë për shtat Xhesikës dhe Evelin!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF