Ajo nuk njihet për eksperimente të shumta në paraqitjen e saj, por duket se në nisje të sezonit bukuroshja Nevina Shtylla ka dashur të rifresojë ‘look-un’ duke bërë një ndryshim në flokë.
Për herë të parë moderatorja ka guxuar duke shtuar disa fije të bardha, duke hyrë kështu ‘zyrtarisht’ në klubin e biondeve.
Ndonëse portretit të saj të ëmbel do t’i rrinte mirë çdo model e çdo ngjyrë flokësh, kthimi në gjysmë-bionde është komplimentuar nga ndjekësit e shumë që Nevina ka në instagram.
Sa i përket karrierës së Shtyllës si moderatore, ende nuk është mësuar se cili program do t’i besohet kësaj here bukuroshes në Top Channel.



















