Çifti Blero Muharremi dhe Afrona Dika pritet të lidhë kurorë më 21 shtator, ku nëpërmjet një ceremonie me 600 të ftuar ata do t’i thonë Po njëri tjetrit.
Vetëm një muaj nga dita e madhe, duket se dyshja ka nisur ndarjen e ftesave, për të cilat këngëtari dhe modelja kanë treguar një kujdes të veçantë duke qenë se ideja është me të vërtetë origjinale.
E futur brenda një shishje, e më pas e futur në një kuti të vockël; me siguri ky do të jetë mesazhi më i bukur në një shishe që miqtë e cifit kanë dëgjuar për ta.
Dasma madhështore do të zhvillohet në bregdetin e Shengjinit në Shqipëri, ku mes të ftuarve do të jenë dhjetra emra të njohur të showbiz-it shqiptar.



















