KreuCelebrity

Zayn kush?! Gigi Hadid konfirmon lidhjen e re me modelin!

 

Pak muaj pas ndarjes  nga këngëtari Zayn Malik, me të cilin pati një lidhje dy vjeçare; modelja Gigi Hadid ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale.

Djaloshi që i ka vjedhur zemrën bukuroshes së pasarelave është po ashtu model dhe quhet Tyler Cameron. Ndonëse prej ditësh kanë qarkulluar zëra se dyshja kanë krijuar një romancë, nga ana e tyre nuk pati asnjë reagim; të paktën deri pak orë më parë.

Për herë të parë Gigi dhe Tyler kanë bërë një dalje publike, teksa janë fotografuar së bashku me një grup miqsh në një lokal ‘Srarbucks’ në New York.

Edhe pse sipas dëshmitarëve që ndodheshin në bar, dyshja u tregua e kujdesshme duke mos treguar shumë afrimitet me njëri tjetrin, fakti që Tyler së fundmi është parë shpesh të dalë nga apartamenti i yllit të pasaralave, nuk lë vend për dyshime se ata janë bashkë.

Ndryshe nga lidhja me Zayn, sipas Enews kësaj here Gigi dëshiron që ta marrë me qetësi marrëdhënien me modelin Tyler dhe ajo ende nuk e ka prezantuar të dashurin e ri me familjen e saj.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF