KreuCelebrity

Ceremonia: Brenda dasmës së Erik Lloshit dhe të ftuarit VIP që morën pjesë!

Mbrëmjen e së shtunës (17 gusht), këngëtari Erik Lloshi i dha fund beqarisë.


Eriku kurorëzoi historinë 2 vjeçare të dashurisë me partneren Romina, nëpërmjet një ceremonie dasme të zhvilluar në një prej restoranteve në periferi të Tiranës.


Artisti kishte zgjedhur që ditën e tij të madhe t’ja besonte këngëtares Aurela Gaçe, e cila ndezi atmosferën në dasmën me dhjetra të ftuar.


Miqtë artistë të këngëtarit nuk nguruan të përshëndesin çiftin, duke perfomuar secili prej tyre këngë.


Erik Lloshi dhe Romina e bënë publike lidhjen e tyre një vit më parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF