Sonte në mbrëmje këngëtari Erik Lloshi do të lidhë kurorë me partneren e tij Rominën, nëpërmjet një ceremonie në periferi të Tiranës.
Ndonëse ceremonia e dasmës ende nuk është zhvilluar, duket se çifti e ka bërë setin profesional të fotove, njërën prej të cilave Eriku e ndau me ndjekësit në instagram.
“Je gjysma e zemrês time. Të dua shumë”; ka shkruar Lloshi krah fotos ku duket çifti të veshur nuse dhe dhëndër.
Në mbrëmje pritet të mbahet ceremonia e dasmës, argëtimin e të cilës Eriku ja ka besuar koleges së tij Aurela Gaçe!



















