Që prej ardhjes së ish-aktores Meghan Markle në familjen mbretërore britanike, çdo veprim, lëvizje, veshje, a mendim i Dukeshës së Sussex kalon në lupën e imët të publikut.
Familja e vogël e Harry-t dhe Meghan-it këtë fillim gushti mori disa ditë pushime, ku së bashku me vogëlushin Archie, treshja fluturoi me një avion privat drejt Ibizas. Sipas “The Sun” ata kanë qëndruar në kompleksin “Vista Alegre” dhe për një javë qëndrim kanë paguar jo më pak se 120.000 mijë funte.
Qëndrimi në Ibiza zgjati 6 ditë, ndersa pak ditë më vonë familja e Sussex-ëve fluturoi nga aeroporti Farnborough për në Nice në bregdetin jugor të Francës, ku u fotografuan në një avion tjetër privat me djalin e tyre.
Meghan, e cila ishte e veshur me një bluzë të bardhë dhe kapele, u pa duke mbajtur Archie teksa dilte nga avioni.
Këto udhëtime janë cilësuar si shpenzime pa ‘fre’ nga publiku britanik, të cilët nuk kanë kursyer kritikat ndaj Meghan dhe Harry.



















