Në epokën e instagramit është e vështirë të mendojmë se personazh publik për muaj me radhë nuk poston e nuk është aktiv në rrjetin social, sepse ai thjesht nuk ka patur dëshirë.
Ndaj, një ‘zhdukje virtuale’ nga rrjetet sociale, tashmë përkthehet me ndonjë problem të mundshëm që personazhi mund të ketë.
Njëjtë ndodhi edhe me kantautorin Flori Mumajesi, i cili postimin e tij të fundit në instagram e bëri më 8 prill, e më pas hiç, asnjë postim, asnjë shenjë jete nga Flori në rrjete sociale, duke shqetësuar fansat, e po ashtu duke i dhënë udhë aludimeve të ndryshme për ‘zhdukjen’ e tij.
Dhe ja, për qetësinë e të gjithëve më në fund pas 4 muajsh mungesë Flori shfaqet dhe është shëndoshë e mirë. Ka qenë kolegu i tij Klajdi Haruni, cili pak orë më parë publikoi një foto në instagramin teksa kishte dalë me grupin e “Threedoots”.
Dhe po, mes tyre është edhe Flor Mumajesi, duke gëzuar kështu fansat, të cilëve u ka munguar këngëtari këto kohë.



















