Një urim ditëlindje shkruar përbri një foto të balerinit të Top Channel, Ladian Agalliaj me një bionde bukuroshe na tërhoqi vëmendjen për të mësuar më shumë rreth Ditjonës me floket e verdhë dhe sytë e shkruar.
Ditjona duket se është e dashura prej disa vitesh e balerinit simpatik të Top-it, dhe dyshja postojnë shpesh foto në llogaritë e tyre në instagram, duke mos i kursyer dedikimet e ëmbla për njëri tjetrin.
Partnerja e Ledianit qenka me të vërtetë një vajzë shumë e bukur, e cila ngjan si “kukulla barbie” e mishëruar në emrin Ditjona.
Nuk e dimë nëse çifti ka plane për të marrë hapin e madh, por nga fotot e postuara ata duken tejet të dashuruar e me siguri (dhe e urojmë) që dashuria e tyre të finalizohet edhe me dasmë.



















