Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri televiziv, e deri atëherë me gjasë lajmet rreth ndryshimeve e risive që sjellin programacionet e ekraneve shqiptare do të jenë të shumtë.
Ndryshimi i fundit që u bë publik nga portlai “news31.al” është ai i aktorit të humorit Olsi Bylyku, i cili mesa duket do të jetë pjesë e një programi të ri, pas mbylljes së “BE caffee”.
Pak ditë më parë u tha se fasha e orarit të së shtunës mbrëma, që prej 3 vitesh shfaqte “Xing me Ermalin” në Tv Klan, këtë sezon i është besuar programit të humorit “Duplex”. Pikërisht në këtë program do të jetë pjesë edhe Olsi Bylyku, ndonëse pozicioni i tij ende nuk bëhet me dije.
Kujtojmë që “Duplex-i” do të rikthejë në ekran moderatoren bukuroshe Marina Vjollca, pas dy vitesh shkëputje.



















