Edith Gonzalez, aktorja aq e dashur e serialit “ Salome“, ndërroi jetë në muajin qershor, por dhuratën për 15 vjetorin e të bijës, që ishte përpara pak ditësh, e kishte menduar ta linte gati. Constanza Creel e ndjeu sërish pranë të ëmën e shuar në mënyrë tragjike për shkak të një sëmundjeje të rëndë, edhe pse ajo nuk ishte fizikisht në festën e së bijës. Dhurata e vecantë që Edith kishte përgatitur për të ishte një udhëtim; aktorja kishte paguar gjithshka për të bijën dhe mikeshat e ngushta të saj.
“ Bija ime, duhet të jesh e lumtur, bota po shpaloset përpara teje dhe duhet ta shijosh“, ishte mesazhi I saj. Vëllai I Edithit, Victor Gonzalez do t`I shoqërojë vajzat në këtë rrugëtim.
Constanza është e bija e Santiago Creel, ish ministër I brendshëm I Meksikës, por ndonësë prindërit ishin ndarë shpejt, njerku I saj Lorenzo Lazo, një ekonomist I shumëvlerësuar, e rriti si ta kishte vajzën e tij.



















