Historitë e atyre që kanë përjetuar momente të tilla, zakonisht rrotullohen rreth një drite të bardhë të shndritshme, por Michael, sot 18 vjec, rrëfeu për mediat italiane se kur qe zhytur me miqtë në 2015-tën në Naviglio Grande, në Cuggiono, pranë Milanos, pati një incident dhe qëndroi nën ujë për 43 minuta përpara se ekipet e ndërhyrjes së shpejtë ta nxirrnin në sipërfaqe. Klinikisht, qe I vdekur.
Qëndroi ashtu për nje kohe goxha te gjate; temperatura e ujit ishte 15 gradë Celsius. Sot, mrekullisht jo vetëm është gjallë, por edhe nuk ka probleme neurologjike ( njërën këmbë megjithatë, mjekët janë detyruar t`ia presin). Po cfarë “pa“ djaloshi në ato momente? Ai flet për “errësirë dhe mërzi të madhe“. Jetën praktikisht ia detyron një makinerie dhe një ekipi të jashtëzakonshëm mjekësh!



















