KreuCelebrity

Pas ndarjes; ja si e ka zgjidhur Nora dhe Roberti çështjen e banimit!

Mbrëmjen e së dielës, si rrufe në qiell të hapur, nëpërmjet një statusi në instagram, Robert Berisha konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja Nora Istrefi.


Ndonëse për fansat ishte një lajm tejet shokues, duket se kriza në marrëdhënien e dyshes ka disa muaj që janë shfaqur, e po ashtu ndarja ka ndodhur kohë mê parë, pavarësisht se u be publike vetëm dje.


Kur Roberti dhe Nora ishin bashkë ata jetonin në vilën e tyre luksoze në lagjen e të pasurve të Prishtinës, në Marigona.


Por si e ka zgjidhur tani çështjen e banesës ish-çifti?


Sipas “Prive” vila i ka mbetur Norës, e cila jeton aty bashkë me vajzën katër vjeçare të çiftit, Renee, ndërsa Roberti ka blerë një shtëpi tjetër ku jeton i vetëm.


Megjithatë pavarësisht se dyshja ka disa muaj që është ndarë, burime pranë Norës dhe Robertit kanë pohuar për portalin kosovar se ish-çifti ka ruajtur një marrëdhënie vërtet miqësore dhe se Roberti shihet shpesh në shtëpinë ku jeton Nora dhe Renee.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF