Presidenti francez reagoi ashpër pas talljes së homologut braziljan me bashkëshorten e tij. Jair Bolsonao, që nuk e pranoi ofertën e Macronit për ndihmën në luftën me zjarret në Amazonë, I ka bërë “share“ postimit të një ndjekësi, ku shihej Brigitte Macron (65 vjec) në krah të bashkëshortes së Bolsonaros, Michelle ( 37 vjec) dhe thuhej: “ E kuptoni tani përse e persekuton Macron Bolsonaron? Presidenti braziljan e vazhdonte lojën me komentin: “ Mjaft e poshtëruat të shkretin hahah“.
Macron e preku cështjen në një konferencë për shtyp ku përmendi komentet trashanike të bëra në drejtim të së shoqes. “Cfarë mund të them, kjo është e trishtë, në radhë të parë për vetë Bolsonaron, e më pas edhe për të gjithë braziljanët, të cilët janë njerëz të jashtëzakonshëm por tani duhet të turpërphen për këtë sjellje“, u shpreh ai.



















