Një lajm i trishtë ka tronditur botën e modës mëngjesin e së hënës. Stilistja Kubaneze, Isabel Toledo është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare, si pasojë e sëmundjes së kancerit në gji.
Toledo është e njohur si stilistja personale e çiftit Michelle dhe Barack Obama.
E lindur në Kubë, por e rritur ne New York Isabel u bë e njohur me koleksionin e saj të parë të lançuar në vitin 1985. Në një intervistë të dhënë në vitin 1989, Toledo e përshkroi punën e saj si jo shumë seksi:
“Unë nuk e zhvesh trupin. Ti e di që ke një trup të mirë; askush tjetër nuk duhet ta dijë”, tha ajo. Kur një grua ecën në një vend me rrobat e mia, ajo do të vihet re përfundimisht, që do të thotë se ajo duhet të jetë e sigurt, sepse ajo merr shumë hapësirë “; u shpreh stilistja.



















