Sara Hoxha po përjeton për herë të dytë ndjesinë e ëmbël të shtatzënisë, por që duket se kësaj here kjo periudhë nuk ka qenë dhe fort e lehtë për të.
Nëpërmjet një postimi të gjatë në instagram, mami i London-it ka rrëfyer me sinqeritetin që e karakterizon, se kohët e fundit ajo ka përjetuar ndjenja ankthi dhe depresioni, madje duke mos patur dëshirë të dalë fare nga shtëpia.
Por, një udhëtim me të motrën Lorin dhe të ëmën, duket se Sarës i ka bërë shumë mirë për kaluar periudhën e vështirë psikologjike, ndonëse e kishte refuzuar me këmbëngulje ftesën e tyre disa herë.
“Gjatë javëve / muajve të fundit gjërat nuk kanë qenë të lehta. Nuk është nevoja të them që për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur në jetën time unë kam vuajtur nga ankthi dhe depresioni para lindjes.
Kam refuzuar të dal me miqtë e mi ose të jem shumë aktive në jetën time dhe ndonjëherë e gjej veten të vetmuar dhe të mërzitur. Javën e kaluar nëna dhe motra ime më ofruan të më merrnin në një udhëtim në Capri dhe është diçka për të cilën debatova duke thënë “jo” për shumë herë. Deri në orën e fundit nuk e dija nëse do ta bëja atë fluturim.
Sidoqoftë, kjo ka qenë një nga fundjavat më relaksuese të shtatzënisë time. Në një farë mënyre, jeta ka një mënyrë të çuditshme për të të thënë që ta bësh atë udhëtim, të shkosh për drekë, të dalësh për kafe dhe të jesh mirënjohëse për atë që ke; mos e jeto jetën duke pasur frikë se çfarë mund të shkojë keq.
Pavarësisht nga errësira që merr ndonjëherë shumë hapësirë në kokën time, unë jam gjithmonë thellësisht e dashuruar dhe mirënjohëse për njerëzit përreth meje, që më mbështetin në të gjitha gjërat. Miqtë e mi, motrat e mia, nëna ime dhe më e rëndësishmja djali dhe burri im i bukur që gjithmonë më japin kurajë!”; ka shkruar Sara në statusin e gjatë në instagram, duke marrë dhjetra komente mbështetëse e po ashtu falenderuese që u tregua aq e hapur, duke rrëfyer anën tjetër të periudhës së shtatzënisë.



















