KreuCelebrity

Çfarë ndodhi?! Veprimi i Robert Berishës pas ndarjes, çudit ndjekësit!

 

Një postim i këngëtarit Robert Berisha dy ditë më parë, teksa pranoi se marrëdhënia 13 vjeçare me Nora Istrefin ka marrë fund, shokoi jo pak fansat e dyshes.

“Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet..
Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë. dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet permes kti postimit @noraistrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee…edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën I wish you all the best”

Ndërsa lajmi ‘mori dhenë’ gjatë gjithë ditës së djeshme, Roberti çuditi teksa vetëm pas disa orësh ai fshiu statusin e ndarjes nga faqja e tij në intagram.

Nuk dihet nëse Roberti e ka hequr sepse e ka parë të mjaftueshme kohën e mbajtjes së postimit apo ka arsye të tjera që ndërlidhen me këtë veprim i cili ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në Instagram.

Megjithatë ndonëse tingëllon tejet çuditshëm, që prej bërjes publike të ndarje së çiftit të njohur të shoëbiz-it kosovar, duket se trishtimi që kjo ndarje ka lënë tek fansat, ka shkuar deri aty sa një grup prej tyre ka orgaizuar një protestë të quajtur “Protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe probleme të tjera”.

“Enough is Enough. U ndanë Blero me Teutën, heshtëm. U ndanë 53 milionë për Bechtel Enken, heshtëm. U ndanë VV-ja, po ashtu heshtëm. Nuk mund ta përjetojmë edhe një tjetër ndarje.
Andaj, të dielën, mblidhemi tek sheshi i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, për ta thyer heshtjen, dhe për ti thënë JO NDARJES mes Robertit dhe Norës. Pos kësaj JO-je të MADHE për ndarjen, ti themi JO edhe shumë problemeve në Kosovë sikurse korrupsioni, zgjedhjeve si farse, e deri tek problemet si i nxehti afrikan etj etj.”; shkruhet në faqen e facebook të hapur vetëm për këtë arsye.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF