KreuCelebrity

Ekskluzive/ Ikën nga “Proçesi Sportiv”; Nevina Shtyllës i besohet emisioni i njohur në Top Channel!

Në nisje të sezonit të ri televiziv, një nga programet më të njohur të Top Channel do të vijë këtë fillim shtatori me ndryshime dhe risi, duke nisur që nga rubrikat e shtuara, ndryshimi i orarit, e deri tek moderatorët…

Burime për bordo.al kanë bërë me dije se ; “Në shtëpinë tonë” programi ‘lifestyle’ i cili ka hyrë në sezonin e pestë të tij, këtë sezon ka zgjedhur të ketë në moderim bukuroshen Nevina Shtylla, e cila së bashku me Florjan Agalliun, do të jenë të ‘zotët e shtëpisë’ për muajt në vazhdim.

Autorja e këtij programi Renisa Shabani, do të sjellë kësaj here një program krejtësisht të reformatuar, por duke ruajtur thelbin e programit që është stili i jetesës. Ndryshe nga sezonet e kaluara, kësaj here “Në shtëpinë tonë” do të nisë në orën 12:30 deri në 15:00.

Kujtojmë që sezonin e kaluar dyshja prezantuese e “Në shtëpinë tonë” ishte Stela Kotri dhe Florjan Agalliu, ndërsa Nevina Shtylla ishte krah Edi Manushit në programet “Proçesi Sportiv” dhe “E Diell”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF