Një prej programeve televizive që ka tërhequr më shumë publikun e ka ngjallur diskutime, “Big Brother Albania“ , nuk është transmetuar më prej 3 vjetësh, dhe kërshëria për të vazhdon te mbetet e madhe. Arbana Osmani e ngacmoi më shumë këtë kureshtje me fotot e hedhura në “Instastory“, te realizuara në studiot e BBA. “ Do të doja të dija dicka, por nuk e di. Sidoqoftë, shpresoj t`ju shoh së shpejti“ ka shkruar ajo, duke bërë që të lindin dyshime, se ndoshta pritjes së gjatë të fansave të këtij emisioni, po I vjen fundi.



















