Pak çaste më parë Almeda Abazi publikoi një foto të nënës saj me Efehanin e vogël e nëse s’do ta shihnim mirë fotografinë do të betoheshim se zonja e ulur në kafe është vetë Almeda me të birin.
Në fakt ky detaj nuk i ka shpëtuar as ndjekësve të bukuroshes Abazi, të cilët krahas komplimenteve për portretin ëngjëllor të Efehan, nuk i kursyen as komplimentet për zonjën Albana e cila duket shumë e re dhe po aq e bukur sa e bija.
Me të drejtë ngjashmëria e madhe që ka Almeda nënën e saj, do ta konfuzonte edhe vogëlushin Efehan, për të dalluar cila është mami e cila gjyshja.
Dhe për të vijuar me bukurinë dhe freskinë që rrjedh në dejet e familjes së Abazit, ja ku po ju prezantojmë edhe me gjyshen e saj!



















