Në nisje të sezonit të ri televiziv, nis edhe gara e “Kënga Magjike” ku tashmë pjesa më e madhe e artistëve i kanë çuar krijimet e tyre, për edicionin që për herë të parë do të ketë ndryshimë në mënyrën e votimit.
Këngëtarja Fifi duket se edhe këtë edicion nuk do të mungojë në këtë kompeticion, e pas “Zhurmë” dhe “Psikopatja” kënga e këtij viti do të ketë një tjetër titull po aq intrigues e interesant sa dy të parat.
“Marova” do të titullohet kënga me të cilën Filloreta do të garojë kësaj here në “Kënga Magjike”, ndonëse artistja nuk ka zbuluar detaje, me siguri Fiti do të ‘maroi’ për një dashuri në këngë.
E pyetur nga ndjekësit në instagram nëse do të garojë këtë vit në “Kënga Magjike” me sportivitetin që e karakterizon, artistja u përgjigj:
“Unë zakonisht bëj zhurmë, mbase sepse muzikalisht jam psikopate, por këtë vit do ‘maroj’ fare domethënë. Mbarova”, ka shkruar Raçi në postimin e saj ku ka etiketuar dhe kompozitorin Kledi Bahiti.



















