KreuCelebrity

8 muaj pasi u bënë prindër, çifti i njohur shqiptar drejt ndarjes!

 

Duket se marrëdhënia nuk po shkon fort mirë mes çiftit të njohur të reperave, Loredana dhe Mozik. 8 muaj pasi sollën në jetë vajzën e tyre të parë, burime pranë dyshes kanë raportuar për “Prive” se mes Loredanës dhe Mozik romanca nuk është më aq ‘fjollë’.

Loredana do të sjellë  bashkëpunimin e saj të ri me reperin turko-gjerman, Mero, por Mozzik s’ka qenë i pranishëm në xhirimet e klipit, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Gjithashtu është vënë re se Mozzik nuk e ka promovuar projketin e Loredanës në rrjetet e tij sociale. Një situatë e tillë të bën të dyshosh se diçka po ndodh me Mozzik dhe Loredanën, mos ndoshta marrëdhënia e tyre po kalon një krizë?

Përpos të gjitha aludimeve, fjala e fundit i takon vetë çifit nëse mes tyre ka ndodhur thjesht një hatërmbetje, apo nëse ka diçka më serioze.

Loredana dhe Mozik u bënë prindër për herë të parë më 18 dhjetor 2018, teksa mirëpritën në jetën e tyre vajzën Hana.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF