Sot moderatorja Dajana Shabani feston 30 vjetorin e lindjes, të cilin bukuroshja e ekranit e ka festuar në mesnatë, në një prej restoranteve në periferi të Tiranës. “Thirty Dirty” e ka quajtur ajo këtë përvjetor, term që përdorët kur dikush arrin të 30-tat.
E veshur me një fustan të kuq, me një të çarë të thellë anash, Dajana bëri një dedikim për veten ku përmbledh tri dekadat e jetës së saj.
“Happy birthday to me! Thirty-dirty girl… Tre dekada, me ulje ngritje, dështime dhe suksese! Nuk jam perfekte dhe jam plot gabime, ama jam shumë krenare që në çdo gjë që bëj, jam e vërtetë! Flm të gjithëve që ma bëtë këtë ditëlindje super!”; ka shkruar moderatorja nën videon ku duket teksa bën një kërcim sensual.
Nga ana tjetër nuk mungoi as urimi i partnerit të saj boksierit Kamer Maloku:
“Urime 30-vjetorin shpirti im. Të don beba”
Dajana ka pranuar se ka nisur një romancë të re me boksierin Maloku, ndërsa pak muaj më parë deklaroi se është divorcuar nga babai i vajzës së saj.



















