Jemi mësuar ta shohim si vajzën e motit, por Alba Hoxha nuk do të jetë më në këtë pozicion në Tv Klan.
Po cfarë do të bëjë balerina joshëse në ekranin e njohur shqiptar? Se cfarë do të bëjë, e tregoi ajo vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku la të kuptohej se detyra e re është më pranë profesionit të saj. ““Status i ri, koreografia e Stop-it”, ka shkruar Alba.
Në videon promo të sezonit të ri televiziv u mësuan mjaft surpriza që do të vijnë në këtë ekran me sezonin e ri , përfshirë mungesën e Ermal Mamaqit, që është i zënë me xhirimet e filmit të ri “I Love Tropoja”.



















