KreuCelebrity

Harry sapo mori ftesën e dasmës nga ish-e dashura dhe familja mbretërore u bë ‘lëmsh’!

Ish e dashura historike e Princ Harry shumë shpejt do të lidhë kurorë me partnerin e saj, që për konicidencë quhet Harry Wentworth-Stanley. Cressida Bonas duket se ka vendosur të ftojë në dasmën e saj edhe ish-të dashurin Dukën e Sessex, së bashku me bashkëshorten Meghan.

Sipas The Sun, edhe Cressida do ta ftojë princin në dasmë, edhe pse ftesat nuk janë dërguar ende, por që në familjen mbretërore ka filluar të bëhet nami që tani. “Pa dyshim që Harry do të shkojë, pasi ai ka mbetur mik me Cressida-n, e cila nuk ka folur asnjë fjalë publikisht për lidhjen e tyre, pas ndarjes. Princi është gjithashtu mik me nënën e dhëndrit, Clare Milford Haven”, -është shprehur eksperti mbretëror Adam Helliker për The Sun.

Sipas mediave britanike, Meghan me shumë mundësi nuk do të jetë e pranishme në dasmë, pasi Dukesha e Sussex nuk është e lirshme kur ndodhet pranë ish-të dashurave të Harry-t.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF