KreuCelebrity

Hiqej e verbër prej 28 vitesh, nuk donte të përshëndeste njerëzit në rrugë!!

Hiqej e verbër prej 28 vitesh, nuk donte të përshëndeste

Një lajm I pazakontë mbërrin nga Spanja, ku një grua është hequr si e verbër për 28 vjet, vetëm që të mos përshëndeste njerëzit që ndeshte në rrugë. Carmen Jimenez jeton në Madrid dhe është 57 vjec. Për një pjesë të mirë të jetës është hequr sikur nuk shikonte, duke gënjyer jo vetëm autoritetet, por edhe të afërmit e saj. “Isha lodhur nga njerëzit që më ndalonin në rrugë për të folur me mua“, rrëfen ajo duke u përpjekur t`I japë një shpjegim gjestit të vet të cuditshëm. Përpara gati 3 dekadash kishte pësuar një aksident të rëndë që mund ta kishte verbuar vërtet për jetë. Për fat të mirë, shikimi nuk I kishte ikur, por ajo kishte vendosur t`I gënjente familjarët për të jetuar më e qetë. “Nuk kam qenë asnjëherë njeri shumë social“, shprehet ajo. Të afërmit janë shokuar nga ky rrëfim, megjithëse kishin dyshuar dicka; Carmeni I dukej sikur shihte shumë televizor, ndërsa I shoqi vriste mendjen sesi ajo arrinte të bënte grim aq mirë, kur supozohej të ishte e verbër! Ndërkohë duket ka mashtruar dhe shtetin duke përfituar financime që tani ndoshta do të duhet t`I kthejë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF