KreuCelebrity

Nga fustanet, tek të ftuarit; zbulohen detajet e dasmës së vajzës së Stefi Priftit!

 

Në familjen e këngëtarit Stefi Priftit do të ketë gëzim, pasi vajza e madhe Maria shumë shpejt do të martohet. Përgatitjet e dasmës kanë nisur, dhe ceremonia pritet të mbahet më 9 shtator, në një prej hoteleve luksozë në qendër të Tiranës.

Ndryshe nga ç’u raportua pak ditë më parë, bordo.al ka mësuar se eventi do të jetë tejet privat, me të ftuar familjarë, miq e kolegë të afërt artistë të Marias dhe babait të saj Stefi Prifti.

Nusja ka zgjedhur të ketë dy fustane, ndërsa ja ka besuar shkëlqimin në ditën e saj të madhe, stilistes Enada At’Nikolla.

Maria do të kurorëzojë të hënën e 9 shtatorit dashurinë shumë vjeçare me partnerin e saj Gëzimin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF