Aktorja e humorit Delinda Disha i ka dhënë fund kontratës me spektaklin “Portokalli”.
Disha do t’i bashkohet kastit të spektaklit “Klanifornia Show” që pritet të nisë në shtator!
Ka qenë producenti Turjan Hysko ai që ka bërë me dije se spektakli më i ri në Tv Klan ka bërë pjesë të tij edhe aktoren Disha.
Largimi i Delindës nga “Portokalli” vjen katër vite pas debutimit të saj të parë në spektaklin e humorit në Top Channel.
Ajo spikati që në numrat e parë, duke u kthyer në një prej aktoret më të rëndësishme të “Portokalli”.



















