Lajmi se Renis Gjoka u bë baba dy muaj më parë ishte surprizues për këdo.
Ndonëse miqtë e afërt të artistit e dinë se Gjoka prej vitesh po jeton një histori të gjatë dashurie me partneren e tij, për publikun artisti i rrokut ka preferuar të mos japë detaje rreth jetës private.
Tashmë prej dy muajsh Renisi dhe partnerja janë bërë prindër dhe po shijojnë ndjesinë e paqtë teksa në familje kanë Aurën.
Pak minuta më parë babi Renisi postoi një foto të vogëlushes, e cila fle e qetë në shtrat, e duket se babi i ri nuk i rezistoi dot tundimit për të ndarë me ndjekësit mrekullinë e tij të vogël.
“Po sa t’du moj zemër”; ka shkruar Gjoka përbri fotos ku duket Aura e vogël e strukur në ëndrrat e gjumit.



















