Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit “Dance With Me”, e duket se puna ka disa javë që ka nisur intensivisht.
Ashtu si edicionet e kaluara, edhe kësaj here koreograf i programit do të jetë Albi Nako i cili me trupën e tij të baletit do t’i vijë çdo javë në ndihmë VIP-ave që do jenë pjesë e garës.
Krahas balerinëve shqiptarë të trupës së baletit të “Dance With Me”, duket se këtë sezon koreografi Nako ka bërë pjesë të trupit edhe një balerinë të huaj.
Bëhet fjalë për Rosalinda Nocito e cila është me origjinë kolumbiane dhe i është bashkuar së fundmi grupit.
Albi ka publikuar në profilin e tij në Instagram dhe një video të balerinëve gjatë provave të ‘Dance with me’ ku në sy bie Rosalinda e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen me lëvizjet dhe pamjen e saj.



















