KreuCelebrity

Moderatorja bën dedikimin më të ndjerë për të ëmën, në ditën e saj të lindjes!!!

Fjodora Fjora poston shpesh momentete nga jeta e saj private e ajo familjare, dhe së fundi, përmes një mesazhi na tregoi se e ëma ka ditëlindjen, por fatkeqësisht ndodhet jashtë kufijve, cka e bën këtë moment delikat për prezantuesen. Ajo e tregoi përmes disa rreshtave dashurinë për nënën, dhe faktin që ndjen largësinë me të. “Se kuptoj pse ike në Greqi një ditë para ditëlindjes tënde o nëna, ku do ta këndojmë këngën ne ty tani? Po qirinjtë ku t’i fikim? Po ty ku të të përqafojmë? Edhe 100 e shtrenjta jonë ti, të duam pafund, nga thellësia e zemrës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohëse për dashurinë dhe ngrohtësinë që na jep, unë dhe Alteo!”, ka shkruar Fjodora. E ëma shihet në foton e postuar në një përqafim të ngrohtë me vogëlushin, e duket dhe mjaft në formë!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF