U ndanë pas një bashkëjetese 13 vjecare, pa e bërë publike arsyen e një vendimi të tillë të trishtë. Pati disa hamendësime, dhe u përfol edhe mundësia e një tradhëtie bashkëshortore.
Burime për Insajder kanë sjell në dritë fakte të reja lidhur me atë që këto ditë, është kthyer në ciftin më të përfolur të showbizit shqiptar. Duket se Nora e ka paditur Robertin për tradhëti me një modele nga Prishtina.
Burimi thotë se : “Padia është dorëzuar dy javë më parë në Gjykatë dhe motive kryesor është që Robert Berisha, është abuzues dhe është në lidhje jashtëmartesore“. Në postimet e tij pas ndarjes, këngëtari e rrëfeu vetë se ata nuk do të jenë më bashkë, por u tregua I përzemërt me Norën duke I përcjellë mirënjohje për kohën e kaluar bashkë.



















