KreuCelebrity

As me Tian, as me Patrisin; ja me kë është Tuna me pushime në destinacionin e largët!

Në mbyllje të sezonit të koncerteve, këngëtarja Altuna Sejdiu ka marrë disa ditë pushime dhe ka zgjedhur destinacionin e largët të Mauritius për t’u relaksuar.


Artistja ka lënë në shtëpi Tianin dhe Patrisin dhe ka fluturuar drejt vendit ekzotik së bashku me mikeshën e saj të ngushtë shkupjane Aleksandra Pecova.


Mikeshat kanë postuar foto e video nga çastet e bukura që po kalojnë, teksa janë shkëputur për disa ditë nga rutina.


Tuna ka patur një verë të ngjeshur me koncerte këtë sezon, pas shkëputjes dy vjeçare që pati me sjelljen në jetë të Tian.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF