Vëmendja e mediavë rozë në Britani u mbërthye një ditë më parë tek dasma e këngëtares së njohur Ellie Goulding, e cila kurorëzoi përmes një ceremonie luksoze lidhjen dy vjecare të dashurisë me Caspar Jopling. Ellie u shfaq e mahnitshme me fustanin e saj në Katedralen York Minster, për realizimin e të cilit është punuar plot 640 orë.
Ndërkohë, në pas përfundimit te ceremonisë në kishë, këngëtarja u shfaq me një fustan të dytë, krijim I Stella McCartney-t, i cili ngjasonte shumë me fustanin e bardhë të Meghan Markle-it ( duke hequr këtu mëngët). Ellie ka qenë e dashura e Harry-t, ose të paktën kështu u përfol për disa kohë në shtypin britanik. Ata mendohet të jenë frekuentuar në vitin 2016.



















