E hëna e dy shtatorit riktheu në Parlament politikanët shqiptarë, pas disa javësh pushime.
Nëpërmjet një seance plenare të mbajtur pasditen e 2 shtatorit, ligjvënësit shqiptar, çelën kështu sesionin e ri paralmentar.
Si për të kremtuar nisjen e një sezoni të ri, të gjatë e tejet impenjativ, deputetët dhe politikanët e Kuvendit i kishin kushtuar një rëndësi të veçantë paraqitjes së tyre!
Ndërsa parlamentarët meshkuj kanë qëndruar tek zgjedhja e sigurt e kostumit, për gratë e paralmentit duket se impenjimi për të zgjedhur veshjen e ditës së parë ka qenë maksimal.
Elegancë, ‘chic’, veshje korrekte që i përshtaten ‘kauzës’ ishte gjithçka pamë në parakalimin e zonjave të politikës teksa drejtoheshin për në hyrje të Kuvendit!
Rudina Hajdari
Blerina Gjylameti
Belinda Balluku
Anila Denaj
Eglantina Gjermeni, Vasilika Hysi, Anila Denaj



















