Moderatorja aq e dashur për publikun mbetet një figurë mjaft e preferuar në ekran. Pavarësisht 9 sezoneve në Tv Klan, programi I saj vazhdon të tërheqë ndjekës të shumtë, dhe duket kjo e ka shtyrë Rudina Magjistarin të mendojë për një ndryshim që duket është e bindur se do të mirëpritet, duke parë interesin e treguar nga audienca deri më tani.
Rudina do ta zzgjasë emisionin e saj duke përfshirë dhe transmetimin ditën e shtunë.
“Kemi qenë për 9 vite nga e hëna në të premte, ndërkohë që këtë vit do të vijmë me një risi. Këtë vit do të jemi 6 ditë të javës me njëri-tjetrin, nga e hëna në të shtunë, në orën 17.00 në ekranin e Tv Klan” – është shprehur ajo, duke dhënë kështu lajmin që me siguri do të kënaqë shumë ndjekës.



















