Programi investigativ “Stop” çeli siparin e këtij sezoni, mbrëmjen e së hënës!
Njëjtë si sezonin e kaluar, moderatorët Saimir Kodra, dhe Gentian Zenelaj do të sjellin problematikat dhe denoncimet e qytetarëve, përgjatë gjithë vitit!
Velinat janë një element i rëndësishëm në natyrën e këtij programi, të cilat me sensualitetin e kërcimet e tyre e zbusin paska situatën e tensionuar që krijohet shpesh në studio!
Sa i përket bukurosheve që do të shoqërojnë moderatorët gjatë këtij sezoni, mbrëmë mësuam së bashku me velinën Oni Shkjau do të jetë një velinë e re.
Ajo quhet Enisa Koleci, e cila u bë e njohur nga spektakli “Miss Shqipëria 2019”, ku u shpall shoqëruese e dytë e miss-it.



















