Bukuroshja e ekranit ishte pjesë e ekipit të “ E diell“ sezonin e kaluar, por Alesia Bami do ta shikojmë sërish në Top Channel, vetëm se në një tjetër program. Brunia simpatike pati një moment të vështirë vitin e kaluar. Përmes një mesazhi, nga sa u tha atëherë, e pushuan nga puna si velinë e emisionit investigativ “ Stop“ në Tv Klan, pak pasi u shfaq në “Ftesë në 5” në Top Channel.
Ky i fundit ia hapi derën Alesias, që tani do të jetë pjesë e “Procesi Sportiv“. “Bomba e ditës së fundit të merkatos. Alesia Bami firmos me ekipin e Procesit Sportiv. Të hënën datë 9 shtator rikthehemi në edicionin e 12 “, thuhet në njoftimin zyrtar.



















