Pas “tërmetit“ që shkaktoi ndarja e Robert Berishës me Nora Istrefin, disa foto u bënë shkak që të diskutohej mundësia e një skenari të ngjashëm edhe për vëllain e këngëtarit, Patrisin. Spekullimet morën hov nga fakti që Tuna ka zgjedhur të nisej për pushime me një mikeshën e saj, dhe jo me të shoqin.
Por vete 34 vjecarja nxitoi të përgjigjej me një postim, ku shihej mjaft e qeshur dhe shkruante: “2019-ta, njeriu shkon në pushime edhe vetëm”, si për të davaritur kështu thashethemet e krizës. Tuna është duke pushuar aktualisht në ishullin afrikan ‘Mauritius’ .



















