Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ishte e ftuar në emisionin “ Ftesë në 5“ të Bieta Sulos, ku gjatë bisedës ka prekur dhe temën e diskutimeve që ngjalli me një status të kohëve të fundit. Rudina I doli në mbrotje idesë se një fëmijë, agresivitetit duhet t`I përgjigjet me të njëjtën monedhë, dhe këtë duket e paska nga eksperienca personale me të bijën.
Ndërsa kujtoi momentin delikat kur vajza e saj Viktoria është goditur disa herë në kopësht nga një fëmijë tjetër prej pakujdesisë së edukatores, aktorja, që është njëkohësisht dhe moderatore u përlot. Ajo e pranoi se nga ai moment, I ka kërkuar të bijës t`I përgjigjet njësoj atyre që sillen keq me të, dhe për këtë, nuk pendohet!



















